08:57 / 17.10.2022
21 raste aktive me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 64 testime prej të cilave 1 person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga Covid-19, janë shëruar 4 persona, kurse rastet aktive janë 21.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.378 vaksina, njofton MSH.























