Shatri: UNMIK-u nuk na ka njoftuar as për shitblerjen e energjisë
BKT
Foto: Fatos Cervadiku /RTK
Ekonomi

Shatri: UNMIK-u nuk na ka njoftuar as për shitblerjen e energjisë

RTKlive

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, sot raportoi Haki Shatri, ish-ministër i Financave, Bujar Dugolli, ndërsa pritet të raportojnë edhe ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ethem Çeku, ish-ministër i Energjisë dhe Minierave.

Komisionit Hetimor Parlamentar ka filluar me intervistimin e ish-ministrit të Financave, Haki Shatri, i cili këtë post e mbante në vitet 2005-2007.

Shatri tha se qeveria në atë kohë ka pasur kompetenca të kufizuara. Gjithë procesin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike ka kryer UNMIK-u, përkatësisht shtylla e IV e këtij misioni dhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM), ka thënë ai.

“UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyet kush. S’kemi qenë kompetentë”, tha ai.

Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se në atë kohë Kosova ka blerë rrymë nga dy kompani të Serbisë e Qeveria ka dhënë kredi milionëshe.

Por ish-ministri Shatri tha se për këtë çështje nuk dinte asgjë, sepse shitblerja e energjisë nuk ishte në kompetencën e tyre.


MË SHUME NGA Ekonomi