14:25 / 19.10.2022
Katër raste të reja me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja me Covid-19, nga 102 testimet që janë bërë.
Sipas këtij raporti, si pasojë e Covid-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 8.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.413 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSH.
























