Thaçi: Blerja e energjisë u bë me procedura të hapura dhe konform ligjit
BKT
Foto/ RTK
Ekonomi

Thaçi: Blerja e energjisë u bë me procedura të hapura dhe konform ligjit

N.Mekolli /RTKlive

Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, mbajti sot mbledhjen e saj të radhës.

Komisioni pas miratimit të rendit të ditës, për këtë mbledhje, filloi me intervistimin e dëshmitarit, Ymer Dragusha dhe Njazi Thaçi, ndërsa dëshmitari tjetër, Argjent Këpuska, i paraparë për intervistim nuk kishte ardhur.

Kryesues i këtij komisioni, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, pas sqarimit rreth procedurave të intervistimit dhe betimit të dëshmitarit, filloi me pyetje për pozitat dhe kohën në të cilate kanë qenë dëshmitarët në atë kohë.

Beqa tha se pyetjet kanë të bëjnë për punën në periudhën 2006 -2022 dhe kompetencat për shitblerjen e energjisë.

Dëshmitari, Ymer Dragusha, foli për proceduarat e shitblerjes së energjisë.  “Proceduarat që nga viti 1999 ishin transparente. Ka pas një tender për blerjen e rrymës – emergjente në vitin 2005, si dhe një në vitin 2013. Energjia elektrike, në këto dy raste, është blerë nga KEK dhe është lejuara nga ZRRE. Në shumicën e rasteve, këto kanë qenë me konkurse të rregulltave. Të gjitha procedurat e prokurorimit janë bërë sipas Ligjit të prokurorimit Publik, disa procedura janë zhvilluar me procedura të hapura dhe konform ligjit”, tha Dragusha.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e pyeti për remontin e blloqeve A, kurse Dragusha e njoftoi komisionin me mënyrën e rregullimit të këtyre blloqeve në Kosova A dhe B.

Edhe dëshmitari, Njazi Thaçi, foli për mënyrën e blerjes së rrymës dhe foli për mënyrat dhe kompetencat e shitblerjes së energjisë.

Ai tha se blerja e energjisë u bë me procedura të hapura, konform ligjit, sikurse edhe riparimi i blloqeve në Kosova A.

Kurse, Ymer Dragusha foli edhe për vlerën e energjisë, gjatë disa viteve. “Zyra e prokurimit nuk e cakton sasinë e shitblerjes së rrymës”, tha ai

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se blerja e energjisë është bërë nga dy kompani dhe pyeti dëshmitarët, se a kanë pas takim me përfaqësuesit e këtyre kompanive.

Dëshmitari Dragusha tha se nuk ishin vetëm dy kompani dhe mohoi se ka pas asnjë takim me përfaqësuesit e këtyre kompanive.

Edhe dëshmitari NjaziThaçi, mohoi çfarëdo takimi privat me personat e apostrofuar nga Muja, përveç takimeve zyrtare në vendin e punës.

Kryesues i këtij komisioni, Hajdar Beqa reagoi lidhur me pyetjen e deputetit Armend Muja, i cili përmendi lidhjen e Nazi Thaçit me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk lejon pyetje të tilla që dalin jashtë temës që trajtohet.

Zyra e prokurimit nuk e cakton sasinë e shitblerjes së rrymës, tha Draagusa.

Beqa edhe njëherë kërkoj nga anëtarët e Komisionit që dëshmitarët mos të pyeten për detyrat e Bordit, por vetëm të prokurimit për çka janë të ftuar dëshmitarët.

Kryesuesi, foli edhe për dështimin e deritashëm të Komisionit për intervistimin e dëshmitarëve ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Ekonomi