Familja Zuka ka 60 krerë lopë, jetojnë nga blegtoria|Video
BKT
Ekonomi

Familja Zuka ka 60 krerë lopë, jetojnë nga blegtoria|Video

Islam Haxhiu /RTK

Anëtarët e familjes Zuka nga Belegu i Deçanit janë të angazhuar të gjithë në bujqësi. Ata kanë 60 krerë lopë që kujdesen për to, por edhe jetojnë nga kjo kulturë. Gjithashtu të gjitha tokat i kanë të mbjella me drithëra e kultura të tjera të kësaj fushe.

Rreth 60 krerë lopë qumështore numëron ferma e familjes 15 anëtarëshe Zuka nga Belegu i Deçanit, e cila kryekëput varet nga kjo veprimtari blegtorale.

Vetëm brenda një dite grumbullojmë deri në 500 litra qumësht, thotë kryefamiljari Ahmet Zuka.

Kjo familje merret edhe me kultivimin e drithërave të bardha e po ashtu edhe kultura nga prodhimi i gjelbër, prodhime këto zinxhirore që lidhen me veprimtarinë bazë të tyre, blegtorinë, thotë Bajram Çeku zyrtar për Bujqësi në Komunën e Deçanit.

Çeku thotë se një përkrahje më e madhe e institucioneve sidomos në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për fermerët, do të mundësonte edhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese.


MË SHUME NGA Ekonomi