Hajdari: Oda Nacionale do t`i përafrojë bizneset në një ombrellë|Video
BKT
Foto: RTKLive
Ekonomi

Hajdari: Oda Nacionale do t`i përafrojë bizneset në një ombrellë|Video

Faton Salihu / RTK

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, para afro dy javësh, ka paralajmëruar ristrukturimin e Odës Ekonomike dhe shndërrimin e saj apo formimin e një Odë të re të quajtur Odë Nacionale.

RTK ka dërguar pyetje në këtë ministri për më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Përfaqësuesit e bizneseve po kërkojnë nga qeveria që të ketë ligj gjithëpërfshirës për të gjitha odat ekonomike.

Qeveria ka paralajmëruar ristrukturimin e Odës Ekonomike dhe shndërrimin e saj apo formimin e një Odë të re të quajtur Odë Nacionale.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar para disa ditësh, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, gjatë fjalës që pati në një ngjarje për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

RTK ka dërguar kërkesë për intervistë në këtë ministri, si dhe pyetje lidhur me atë se deri ku ka shkuar kjo çështje e paralajmëruar nga vetë ministrja, a është bërë ndonjë draft për diskutim?

 A do të jetë obligativ për bizneset anëtarësimi në këtë Odë Nacionale?

 Çka parashihet të bëhet me Odën Ekonomike aktuale që është? A do të mbyllet ajo dhe çfarë do të ndodhë me asetet e saj?

Ndonëse kërkesa dhe pyetjet janë dërguar të enjten, RTK nuk ka pranuar asnjë përgjigje për këtë çështje.

Skender Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë se nuk ka asnjë informacion lidhur me ecurinë e punës për këtë ligj, por insiston se ligji i ri nuk duhet të fokusohet vetëm tek Oda Ekonomike.

Ndryshe, më shumë hollësi rreth kësaj teme mund të ndiqni në emisionin Ekonomiks që transmetohet sonte nga ora 22:00 në RTK. 


MË SHUME NGA Ekonomi