Procesi i Berlinit, Rizvanolli kërkon përkrahje financiare për Kosovën
BKT
Foto: ME
Ekonomi

Procesi i Berlinit, Rizvanolli kërkon përkrahje financiare për Kosovën

M.Shefkiu/RTKlive

Me ftesë të zëvendëskancelarit gjerman dhe ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Energjisë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Atje, ajo ka kërkuar përkrahje financiare për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, ministrja Rizvanolli thuhet se ka ngritur çështjen e nevojes kritike për Kosovën për t’u përballur me krizën energjetike evropiane.

“Përballja me këtë krizë ka rëndësi përtej mbrojtjes së klimës e ambientit, e është çështje e sigurisë. Prandaj, hapat që duhet ndërmarrim për t’u përballur me këtë krizë shtrihen përtej kufijve. Për të minimizuar ndikimin e krizës evropiane tek qytetarët e Republikës së Kosovës, ka nevojë për fonde domethënëse nga Gjermania e Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Rizvanolli, thuhet në njoftimin e ME-së.

Po ashtu ministra Rizvanolli ka kërkuar mbështetje e kontribut direkt në zgjerim të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.


MË SHUME NGA Ekonomi