Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e FMN-së
BKT
Foto: REL
Ekonomi

Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e FMN-së

A.Bela/RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën, Gabriel Di Bella. Ky i fundit po qëndron në vendin tonë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën.

Siç u tha në njoftim për medie, në këtë takim, guvernatori kosovar e ka njoftuar përfaqësuesin e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar duke potencuar  rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë takim Mehmeti po ashtu ka shpalosur pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.


MË SHUME NGA Ekonomi