21:56 / 27.10.2022
Rafuna dhe Krasniqi diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
K.Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqin, ku biseduan për punën dhe rëndësinë e sektorit privat në Kosovë.
"Gjatë këtij takimi, z. Rafuna dhe z. Krasniqi potencuan se bashkëpunimi i duhur ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat do të ndihmonte ndërmarrjet vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar rrethana lehtësuese dhe klimë më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë", thuhet në komunikatë nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit u dakorduan për një bashkëpunim dinjitoz në pikat që janë me interes për komunitetin e biznesit dhe që kanë impakt pozitiv në ekonominë e vendit.























