Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike
A.Bela & Q.Duraku / RTK
(E plotësuar, ora 10:35) Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Abelard Tahiri, anëtar i Komisionit hetimor nga radhët e PDK-së, ka adresuar kritika ndaj mazhorancës për dështimin e kësaj mbledhje.
“Ne si PDK kemi prezantuar të dhënët nga të cilat vërehet se nuk ka pas nevoje për import të energjisë. Sot dështojë mbledhja si rezultat i mospjesëmarrjes së anëtarëve nga VV”, tha ai, raporton RTK.
Ai bëri me dije se sot do të diskutonin edhe për ftesën për Ambasadorin e Kosovës, në Kroaci Martin Berishaj, si dhe ftesa të tjera.
“Përfaqësuesit e mazhorancës po refuzojnë ti ftojnë. Pretendimet se ka pas keqpërdorime janë faktuar si ajo për importin e energjisë, shtrenjtimin e shumë të tjera. Duke mos qenë të licencuara nga Kosova. Kjo periudhë dyshojme se ka pas shumë afera korruptive. I bëjmë thirrje mazhorancës mos ta bojkotojë punën e komisionit hetimor. Besoj qe në mbledhjen e radhës do t’i kemi prezent në mënyrë që të marrim vendim se kur do ta ftojmë Martin Berishaj që të dëshmojë pranë komisionit”, tha ai. 
Në këtë mbledhje ishte paraparë të bëhet intervistimi i z. Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit/Zyra e Rregullatorit per Energji dhe intervistimi z. Sylejman Hajdini, ish-Drejtor Menaxhues-Kosova Thëngjill, raporton RTKlive.
Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.
Deri tash ky komision ka mbajtur disa mbledhje.























