Nuk arrin ta kalojë në lexim të dytë projektligjin për punët publike
BKT
Foto/ KK
Ekonomi

Nuk arrin ta kalojë në lexim të dytë projektligjin për punët publike

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar) Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, drejtuar nga kryetari Armend Muja, mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u shqyrtua Projektligji për Mbështetjen e Punëve Publike, të cilën e prezantoi ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri Murati tha se përmes këtij projektligji do të subvencionohen deri 20 për qind materialet ndërtimore që janë ngritur si pasojë e inflacionit dhe kanë ngecur punët publike.

“Projektligji vlen prej korrikut 2022 deri në qershor të vitit 2023”, tha ministri Murati.

Projektligji nuk u hodh në votim në mungesë kuorumi dhe i njëjti u shty për mbledhjen e radhës.

Po për në mbledhjen e radhës u shty edhe shqyrtimi i raportit të  shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022.


MË SHUME NGA Ekonomi