Nis forumi “Lidhja mes kërkesës dhe furnizimit”
BKT
Ekonomi

Nis forumi “Lidhja mes kërkesës dhe furnizimit”

Sh.Gashi / RTKlive

Ka nisur sot forumi i sektorit të ushqimit “Lidhja mes kërkesës dhe furnizimit”, i cili ka për qëllim të bëjë lidhjen mes shitësit dhe kultivuesit të pemëve dhe perimeve në Kosovë. Ky është edicioni i dytë i këti forumi.

Në lidhje me këtë forum, në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte i ftuar Hartim Gashi, drejtor Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve. Ai tha se ky forum në vitin e parë ka rezultuar shumë i suksesshëm, me shumë lidhje të marrëveshjeve interesante dhe kontratave të rëndësishme për këtë sektor.

“Vitin e kaluar e kemi bërë një testim të një forumi të tillë dhe si rezultat i atij forumi kanë rezultuar disa kontrata dhe disa marrëveshje shumë interesante. Pastaj, kërkesa nga kompanitë vendore si dhe nga blerësit ndërkombëtar ka qenë që, ne, si shoqatë sektoriale të mundohemi të organizojmë një forum të tillë që pastaj të tentojmë ta bëjmë atë tradicional”, tha Gashi.

Sipas tij e veçanta e këtij edicioni të dytë është se janë mbi 100 kompani pjesëmarrëse.

“Janë rreth 70 shitës vendor e po ashtu kemi edhe 30 blerës vendor dhe ndërkombëtar, duke filluar prej disa blerësve që kanë ardhur nga Dubai, Irlanda e Veriut , Franca, Gjermania dhe shumë vende të tjera të Evropës” theksoi tutje Gashi.


MË SHUME NGA Ekonomi