09:39 / 02.11.2022
Çmimet e produkteve të naftës për sot
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas udhëzimit të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.72 euro.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.43 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.71 euro për litër.
Sipas Ministrisë së Tregtisë, këto çmime vlejnë për datën 02/11/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.























