Rizvanolli: Sistemet akumuluese të energjisë të rëndësishme për vendin
BKT
Ekonomi

Rizvanolli: Sistemet akumuluese të energjisë të rëndësishme për vendin

N.Mekolli /RTKlive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr pjesë në diskutimin me temën “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës”, që është organizuar nga Instituti Riinvest në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”.

Bëhet e ditur se në diskutim po ashtu kanë marrë pjesë ekspertë të fushës së energjisë, aktivistë të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të mediave, ku u diskutua rreth draft-Strategjisë së Energjisë në kontekstin aktual dhe karshi zotimeve që dalin nga Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor.

“Ministrja Rizvanolli foli për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031, për të cilën tha se ka qenë një proces i hapur dhe shumë transparent si asnjëherë më parë, që nga fillimi i përpilimit të Strategjisë, me shumë takime të ndryshme me shoqërinë civile, ekspertë, akademikë dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa ka vizituar edhe 7 qytetet kryesore të Kosovës, ku ka dëgjuar nga qytetarët dhe institucionet lokale, brengat e tyre dhe atë se çka presin ata nga kjo strategji”, njofton zyra për informim e Ministrisë së Ekonomisë.

Rizvanolli ka thënë se për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, synohen teknologjitë e reja, të cilat nuk kanë ndikime ambientale dhe duke mos krijuar varshmëri nga prodhimi i energjisë nga thëngjilli. Sipas saj sistemet akumuluese të energjisë elektrike, do të jenë të rëndësishme për stabilitetin energjetik në vendin tonë.


MË SHUME NGA Ekonomi