09:10 / 07.11.2022
MINT publikon çmimet e naftës dhe i benzinës për sot në Kosovë
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës dhe sipas ministrisë, këto çmime mbesin të pandryshuara nga dita e djeshme.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.72 euro për litër.
Ndërsa, për Benzinë është 1.47 euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.71 euro.
Sipas MINT-së, këto çmime vlejnë deri nesër në ora 10:00.























