Në Klinikën e Gjinekologjisë kryhet një operacion i rrallë e i komplikuar
Foto: ShSKUK/ Facebook
Shëndetësi

Në Klinikën e Gjinekologjisë kryhet një operacion i rrallë e i komplikuar

K.Kasumi/ RTKlive

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është kryer një operacion i rrallë dhe i komplikuar.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në Facebook, një 40-vjeçareje i janë hequr 21 mioma nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.

Operacioni ka zgjatur më shumë se katër orë.

"40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime", ka njoftuar ShSKUK-ja.Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi", njofton ShSKUK-ja.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Shëndetësi