Komisioni shqyrton masat për produktet themelore që destabilizojnë tregun
BKT
Ekonomi

Komisioni shqyrton masat për produktet themelore që destabilizojnë tregun

N.Mekolli /RTKlive

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i drejtuar nga Ferat Shala, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

"Ndonëse debati për këtë projektligj kishte përfunduar, megjithatë, pas rekomandimeve nga Bashkimi Evropian, anëtarët e komisionit debatuan dhe shqyrtuan Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg", njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Bëhet e ditur se, rekomandimet e dhëna u bënë pjesë e këtij projektligji, duke marrë kështu mbështetjen me votë nga shumica e anëtarëve të komisionit.

Projektligji me Raportin me Rekomandime procedohet tutje për shqyrtim të mëtutjeshëm.

 


MË SHUME NGA Ekonomi