Më 15 nëntor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
BKT
Foto: RTK
Ekonomi

Më 15 nëntor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

E.Hoti/RTKlive

 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 nëntor 2022 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve..


MË SHUME NGA Ekonomi