Afër 61 mijë vizitorë gjatë muajit gusht në Kosovë
BKT
Ekonomi

Afër 61 mijë vizitorë gjatë muajit gusht në Kosovë

V. Thaçi / RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin gusht të këtij viti.

Përmes një komunikate për media ASK ka treguar se në gusht të vitit 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i netë-qëndrimeve ishte121478, prej tyre 32.13% nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt’, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 20548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të netë-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 51270 netë-qëndrimi.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e Prizren.Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi