KEK: Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

KEK: Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor, 8 ditor nga sot deri me datën 15 nëntor.

Sipas tyre gjatë kësaj periudhe po sipas Bilancit Vjetor Elektro-Energjetik, KEK-u do të operoj me njësitë A3 me 125 megavat në orë, A4 me 125 megavat në orë dhe B1 me 250 megavat në orë.

Gjithashtu, kanë bërë të ditur se nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 megavat në orë energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit.


MË SHUME NGA Ekonomi