14:01 / 08.11.2022
Votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore
RTKlive
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nën drejtimin e kryetarit Ferat Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua raporti plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Meqë i njëjti projektligj edhe në mbledhjet e kaluara u diskutua dhe u trajtua në thelb, anëtarët e komisionit sot shqyrtuan dhe e votuan për procedim të mëtutjeshëm projektligjin, me disa ndryshime të vogla teknike, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.























