Krasniqi: PDK-ja e përkrah ekonominë e lirë të tregut
A.B/ RTKlive
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini priti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),Memli Krasniqi, me të cilën bisedoi shumë tema e në veçanti në lidhje me vendimet e fundit të Qeverisë.
Kryetari Shahini tha se janë kundër Ligjit për përcaktimin e çmimeve,ngase sipas tij,është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ekonominë e lirë të tregut. Madje ai tha se edhe investitorët e huaj do të largohen shkaku i këtij ligji dhe gjendjes jo të mirë në veri të vendit.
Shahini potencoi se Qeveria nuk ka strategji për dalje nga kriza ekonomike e energjetike. Ai tha se Këshilli Ekonomiko Social është funksional vetëm në letër,neve na brengos kjo, kurse Ligji për çmimet tavan është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me ekonominë e tregut.
“Investitorët nuk investojnë këtu ngase nuk duna të kontrollohen nga Qeveria. E kundërshtojmë një ligj të tillë. Çështja në veri na prek të gjithëve, edhe investitorët thonë se në Kosovë mund të ketë luftë, kemi rënie të investimeve, rënie të zhvillimit rreth 3%, neve po na mashtrojnë statistikat.Edhe investimet kanë rënë. Sfidë janë edhe dëmet nga pandemia, nuk kemi marrë fonde në mungesë të projekteve nga institucionet e huaja. Tash edhe kriza,nuk ka strategji për dalje nga kriza, nuk ka strategji për zhvillim,do të kemi krizë energjetike, ku do të pësojnë bizneset”, tha ai.
Kurse Memli Krasniqi kryetar i PDK-së e ka siguruar Shahinin se do ta kenë mbështetjen e partisë së tij në çdo proces. Kurse sa i përket ligjit për përcaktimin e çmimeve tha se PDK-ja e përkrah ekonominë e lirë të tregu. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të dëgjojë propozimet e tyre për dalje nga kriza.
“Ju përgëzoj për përmirësimin dinjitoz të bizneseve dhe klimën e bashkëpunimit me shumë projekte. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi diskutuar me palët, e tash është e domosdoshme të diskutojmë me bizneset dhe e pata me rëndësi të marrë mendimet e tyre për situatën aktuale për rrjedhën e krizës dhe çka duhet të veprojmë”, tha ai.























