12:14 / 11.11.2022
Tri raste të reja me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të reja me Covid-19, nga 48 testimet që janë bërë.
Fatmirësisht, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 7 persona.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.701 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSh.























