Më 15 nëntor 2022 mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
BKT
Ekonomi

Më 15 nëntor 2022 mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve përmes një komunikate për media njofton se më 15 nëntor 2022 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatim”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi