Zhvillimi i industrisë së drurit|Video
Ekonomi

Zhvillimi i industrisë së drurit|Video

Faton Salihu /RTK

Njëra ndër industrisë e cila është vendosur me prioritet në strategjinë qeveritare për specializim të mençur, është edhe ajo e industrisë së drurit. Ndonëse ka zhvillim tejet pozitiv, kjo industri po ballafaqohet me disa sfida, si rritja e çmimit të lëndës së parë, e cila ka ndikuar në rënien e fuqisë blerëse në vend.

Naser Gashi është prodhues në industrinë e përpunimit të drurit. Ai thotë se ka rreth 400 punëtorë dhe më shumë se gjysmën e prodhimit e ka për eksport. Sipas tij, kjo industri ka pasur zhvillim të madh, por që krizat e fundit kanë prekur edhe këtë industri.

“Kriza si çdo kund në regjion e në botë, ka lëvizë edhe te na, po jo shumë lëvizje të mëdha, kështu që na jemi duke shkuar me një punë shumë të madhe, puna është t’u shkuar shumë mirë. Rritja e çmimeve në tregun vendor ka ndikuar pak, po na e kemi eksportin. Na e bëjmë eksportin shumë të madh edhe nuk u ndie fort shumë”, ka thënë Naser Gashi, prodhues në industrinë e drurit.

Suzana Harxhi thotë se rritja e çmimeve në këtë industri ka ndodhur pas luftës në Ukrainë. Kjo, sipas saj, u ka shkaktuar telashe të mëdha edhe në realizmin e kontratave më pastaj.

“Në tregun vendor ka ndikuar shumë, e dimë se çmimet janë rritë, po pagat kanë mbet të njëjtat, kështu që sa kanë bërë plan njerëzit me investuar, ndoshta nuk kanë mundur me arritur atë, kështu që ka pasur probleme, ka pasur një far nervoze, po është diçka që e kemi bërë të gjithë, nuk është diçka që u bë prej kompanisë tonë, po u varë prej lëndës së parë”, ka deklaruar Suzana Harxhi,  prodhuese në industrinë e drurit.

“Kemi kaluar nëpër një periudhe krize dhe recensioni dhe kjo ka reflektuar edhe te na ku shitja në vend ka pasur rëniet tek mobileritë në këtë industri, po kjo ka qenë edhe në Gjermani dhe vendet tjera, kurse e mira e jonë në këtë situatë se na kemi pasur eksport pak, kur se sot u rrit kërkesa për eksport për shkak se shumë vende evropiane prej tregjeve alternative dhe duke hulumtuar tregun e Kosovës”, tha Arieta Vula Pozhegu, Shoqata e Përpunimit të Drurit.

Përveç kësaj, Pozhegu tha se furnizimi me energji dhe mosliberalzimi i vizave mbeten probleme për këtë industri.


MË SHUME NGA Ekonomi