Strategjia për Industrinë Parësore|Video
Faton Salihu /RTK
Një ekip i përbërë nga sektori publik e privat po punojnë në strategjinë për specializim të mençur.
Në këtë strategji janë vendosur 5 industri parësore. Teknologjia e informimit dhe komunikimit, industria e përpunimit të drurit, industria e përpunimit të ushqimit, energjia, me fokus te energjia e ripërtritshme dhe industria kreative.
Qeveria e Kosovës po punon në strategjinë për specializim të mençur, ku deri tani janë identifikuar 5 industri prioritarë, të cilat kanë rritjen më të madhe dhe kanë potencialin për t'u zhvilluar edhe më shumë.
Vedat Sagonjeva, drejtor i zyrës për Planifikim Strategjik në Kryeministri, thotë se vendosja e këtyre industrive në strategji ka ardhur nga të dhënat dhe analiza disamujore e tyre.
Ai thotë se në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të mbahen punëtoritë me pjesëmarrës nga sektori privat e publik, ku do të përcaktohen intervenimet konkrete të politikave në raport me këto industri.
Këtë strategji e ka mirëpritur edhe Klubi i Prodhuesve.
“Strategjia pritet të miratohet në qershor të vitit të ardhshëm dhe më pas dërgohet në Komision Evropian, i cili e verifikon nëse është në pajtim me metodologjinë e tyre”, Berat Mustafa, nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.