Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
Foto/ OEK
Ekonomi

Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

A.Bela/ RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z.Patrick HECK dhe kreun e misionit z. Eric DIETZ, ku diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

"Gjatë takimit, kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke e vlerësuar si një mekanizëm të rëndësishëm në ngritjen e eksportit dhe kapaciteteve të kompanive vendore.  Rafuna së bashku me Heck dhe Dietz u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve të reja afariste", njofton Oda Ekonomike e Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi