Kurti në Gjermani flet për marrëdhëniet ekonomike-tregtare
Foto/ Nga profili i Kurtit në Twitter
Ekonomi

Kurti në Gjermani flet për marrëdhëniet ekonomike-tregtare

A.Bela/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect, i cili po mbahet në Stuttgart të Gjermanisë.

“Sot në Shtutgart iu adresova me një fjalim në hapje të Osteuropaforum gjatë ekspozitës së GlobalConnect. Më vonë, pata kënaqësinë të takoj Ministren e Ekonomisë Nicole Hoffmeister-Kraut, me të cilën diskutova se si të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare.”, ka shkruar Kurti në ‘Twitter’.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor, përveç se merr pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’,ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje", njofton zyra e kryeministrit. Image Image Image


MË SHUME NGA Ekonomi