Mehmeti e njofton ambasadorin francez për sektorin financiar të vendit
Ekonomi

Mehmeti e njofton ambasadorin francez për sektorin financiar të vendit

RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Olivier Guérot.

“Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë”, njofton BQK.

Nga ana tjetër, ambasadori Guérot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend, ndërsa shprehu interesimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.


MË SHUME NGA Ekonomi