Rexhepi u prezanton zyrtarëve të Bankës Botërore, strategjinë për zhvillim
J.Musliu/RTKlive
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila është e ngarkuar edhe me çështjet e pakicave dhe të drejtave të njeriut, priti në takim një delegacion të nivelit të lartë të Bankës Botërore.
Ky delegacion përbëhej nga drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, drejtoresha rajonale për zhvillim social, Fadia Saadah, si dhe menaxheri i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.
Rexhepi deklaroi se delegacionit të Bankës Botërore i ka prezantuar strategjinë kombëtare të zhvillimit rreth zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
“Zhvillimi i barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit e qeverisja e mirë”, deklaroi Zëvëndëskryeministrja Rexhepi.
Ajo ka thënë se nga Banka Botërore ka kërkuar mbështetje më të madhe financiare për integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë dhe individët tanë që duan të zhvillojnë biznese familjare në fushën e agrokulturës.
“Mbështetje për të rinjtë dhe gratë si organizatat joqeveritare dhe shoqatatë ndryshme”.