10:06 / 17.11.2022
Asnjë rast i ri dhe asnjë vdekje me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19, nga 67 testimet që janë bërë.
Sipas MSH-së, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 3 persona.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.751 doza të vaksinës anti Covid, njofton MSh.