Dogana dhe AKB pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes vete
FOTO/ AKB
Ekonomi

Dogana dhe AKB pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes vete

Fadil Sertolli / RTKlive

Drejtori i përgjithshëm i Doganës të Kosovës Agron Llugaliu dhe Kryetari i AKB-së, Agim Shahini janë pajtuar që bashkëpunimi mes tyre të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Doganës, gjithmonë në interes të komunitetit të biznesit në Kosovë.

Përmes një komunikate për media thuhet se Shahini në takim drejtorin Llugaliu biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.

 Shahini shprehi konsideratë për bashkëpunimin dhe përparimet e bëra,  të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit, sikurse edhe vazhdimi i partneritetit në mes të bizneseve dhe institucionit të doganës.

Po ashtu në komunikatë thuhet se drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, theksoi se bashkëpunimi në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të jetë zgjidhje e mirë për çështjet e ndryshme ekonomike dhe tatimore. Sa i për ketë institucionit që unë e udhëheqë , do vazhdon përkrahja e Doganës për bizneset do të orientohem në aspektin e krijimit të lehtësirave tregtare-doganore.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme, ato që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet doganës e komunitetit të biznesit, me lehtësirat tregtare dhe problemet e transportit që po përballën me Doganat.

“Po ashtu u diskutua mundësia e organizimit të takimeve të përbashkëta Biznes-Doganë, në mënyrë që të paraqiten dhe diskutohen kërkesat dhe barrierat e bizneseve në Kosovë, dhe të gjinden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë atyre si dhe problemin rreth vlerësimit të kontejnerëve që vijnë nga Kina të cilat ende vlerësohen nga 12.000 mije dollarë kurse sot ata vijnë me një çmim shumë të ulët rreth 3500 dollarë e kjo e bën shërbimin dhe çmimin më të shtrenjtë për shumë produkte të cilat vijnë nga ky shtet”, thuhet në komunikatë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi