ATK aprovon procedurat ndihmëse nga tatimi i dyfishtë juridik dhe ekonomik
Ekonomi

ATK aprovon procedurat ndihmëse nga tatimi i dyfishtë juridik dhe ekonomik

Muharrem Miftari/RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një shkrese për medie njofton se ka aprovuar procedurat përmes të cilave tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë nga ATK për të zgjidhur mosmarrëveshjet që dalin nga tatimimi që nuk është në përputhje me dispozitat e marrëveshjes përkatëse të tatimit të dyfishtë (METD).

Këtë vendim e bazon në nenin 25 i Marrëveshjeve për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë mbi të ardhura dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore, ngaqë këto mosmarrëveshje përfshijnë raste të tatimit të dyfishtë juridik dhe ekonomik, si dhe mospërputhjet në interpretimin dhe zbatimin e një METD-je.

“Të gjitha METD-të ekzistuese të Kosovës përmbajnë nenin MAP bazuar në dispozitat e nenit 25 të Konventës Model të Tatimeve dhe Kapitalit nga OECD. Tatimpaguesit duhet t’i referohen vetë tekstit të marrëveshjes tatimore përkatëse për të kuptuar kushtet për të aplikuar për MAP sipas asaj marrëveshje tatimore”, thuhet, mes tjerash, në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë në ATK lidhur me Procedurën e Marrëveshjes së Ndërsjellë (MAP) sipas kushteve të METD-së përkatëse.


MË SHUME NGA Ekonomi