Ekspertët:Buxhet rekord në aspektin nominal, por reali nga rritja e çmimeve
Foto/ RTKlive
Ekonomi

Ekspertët:Buxhet rekord në aspektin nominal, por reali nga rritja e çmimeve

Fadil Sertolli, RTKlive

Ekspertët ekonomik po vlerësojnë se rritja e buxhetit për vitin 2023, ka ardhur për shkak të inflacionit dhe se sipas tyre, do të jetë një sfidë për mbledhjen e tatimeve për Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe një peshë për bizneset në vend.

Eksperti i ekonomisë, Erton Bega tha se rritja e buxhetit të Kosovës për 2023  është për shkak se inflacionit. 

“Buxheti për vitin e ardhëm është parashikuar të jetë 3.2 miliardë euro. Në aspektin nominal është një vlerës rekorde, mirëpo në aspektin real nëse marrim edhe ngritjen e çmimeve i bie që qeveria nuk do të realizojë projekte, sepse edhe kostoja e kryerjes së punëve publike është rritur jashtëzakonisht shumë”, tha ai për Info Plus në RTK.Sipas tij, shihet se në buxhet i ka caktuar një sfidë ATK-së.  “Do të jetë sfidë për ATK mbledhja e tatimeve dhe peshë për bizneset”, theksoi ai.,

Edhe njohësi i rrethanave në ekonomike, Florin Aliu, tha se rritja e buxhetit është për shkak të inflacionit të lartë, por sipas tij shqetësuese mbetën masat ndaj inflacionit.

Ai ka folur edhe për çmimet tavan për produktet bazë që përcaktohen nga qeveria, e që sipas tij, është problem të mbikëqyren për shkak se ka numër të vogël të inspektorëve.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.  Projektbuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro, raporton RTKlive.

Qeveria e Kosovës, ka vlerësuar se ky është buxhet i zhvillimit të vendit, ndërsa opozita ka kritikuar qeverinë për buxhetin e vitit 2023.

 


MË SHUME NGA Ekonomi