Mehmeti: Fitorja në arbitrazh ndaj IUTE Credit, fitore për BQK-në e Kosovën
Ekonomi

Mehmeti: Fitorja në arbitrazh ndaj IUTE Credit, fitore për BQK-në e Kosovën

Fatos Cervadiku/RTK

Republika e Kosovës ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar ndaj institucionit financiar IUTE Credit.

Guvernarori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, sot, në një konferencë për media, ka folur për fitoren në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj institucionit financiar IUTE Credit.  

Mehmeti tha se BQK në vazhdimësi synon që te ofrojë kushte sa më të mira për qasje në financa në Kosovë, duke mundësuar operimin në tregun tonë financiar vetëm të institucioneve të cilat i kontribuojnë stabilitetit dhe zhvillimit të sistemit financiar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Sipas guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti,  gjatë periudhës së operimit të IUTE CREDIT në Kosovë, ky institucion në vazhdimësi ka devijuar nga plani i biznesit, në bazë të cilit kishte marrë licencën për të operuar, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishte premtuar.

"Konform detyrave dhe përgjegjësive lidhur me mbikëqyrjen e institucioneve financiare, BQK-ja ka kryer dy ekzaminime të fokusuara në këtë institucion mbi pajtueshmërinë e tij lidhur me operimin krahas planit të biznesit të aprovuar me rastin e regjistrimit nga BQK.  Ekzaminimet e BQK-së kishin evidentuar një varg shkeljesh të mëdha, dhe se normat e interesit që kishte aplikuar ky institucion janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtij institucioni, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend. Ky devijim ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, dhe se, me veprimtarinë e tij kishte rrezikuar aftësinë e pagimit të huamarrësve dhe me këtë ka paraqitur rrezik edhe për stabilitetin financiar të vendit", tha guvernatori Mehmeti.


MË SHUME NGA Ekonomi