Blegtori i dhive të kuqe | Video
Foto: RTKlive
Ekonomi

Blegtori i dhive të kuqe | Video

Zenel Hajrizi/RTK

Blegtori Mentor Kastrati nga Hogoshti i Kamenicës, vazhdon traditën familjare. Ai ka në pronësi rreth 60 krerë të dhi, ndërsa me shkas është përcaktuar të mbajë dhi të kuqe për shkak të qumështit dhe nënprodukteve të tij me veti shëruese.

Tradita familjare, terreni i përshtatshëm ekologjik në fshatin Hogosht të malësisë së Kamenicës është i mjaftueshëm për sigurimin e ushqimit për dhitë e kuqe, të cilat i mban blegtori Mentor Kastrati. Vetitë e qumështit dhe nënprodukteve të tij, e bëjnë të kërkuar në treg.

“Si të jesh i interesuar, merakli nuk është problem, sepse s’kanë shumë punë. I lëshon në mëngjes për dy orë ose dy orë e gjysmë, sepse dhitë han mjaft, se mali te ne vetëm për dhi ka mbetë”, thotë blegtori Mentor Kastrati për RTK-në.

Vëllai i tij, Bejtushi, thotë se nuk janë rastësisht në këtë drejtim të zhvillimit të blegtorisë.

“I kam kusherinjtë e djemtë e mixhës, pra i kam në Prishtinë e në Gjilan. Këtu në Kamenicë kam, por kurrsesi nuk pranoj të shkoj. Kush do,  mirë se vjen e pres me krejt çka kam mundësi”, tregon Bejtushi për RTK-në.

Në stanin e blegtorit Kastrati në bjeshkën rrëzë fshatit, përveç konsumatorëve, edhe mysafirët janë të pranishëm në këto mjedise ekologjike.

“Ka vend të mirë, ka kullosa të mira të merren sa më shumë me ambientin e me pyjet sepse janë shumë të bereqetshme. Pyjet e  Hogoshtit janë shumë të mira për blegtorin, bletët e për lopët. Ushqim origjinal pa pleh artificial”, thotë aktivisti i kësaj ane, Xhemush Biçku.

Në stanin e familjes Kastarati të Hogoshtit,  djathi, qumështi dhe kumshta e dhive të kuqe, është çdo herë në sofrën e shtruar sipas traditës, bukë e kripë e zemër për mikun.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi