Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, vizitoi SHSKUK-në
Foto/ ShSKUK
Shëndetësi

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, vizitoi SHSKUK-në

Shkurta Rrahmani/ RTKlive

Ekspertja e emergjencave shëndetësore nga Izraeli, Dr. Odeda Benin Goren, dhe Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv, të hënën vizituan Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

"Në takim me u.d. drejtoreshën e përgjithshme e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, është biseduar në lidhje me funksionimin e shërbimeve emergjente në nivel të ShSKUK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes profesionale për këto shërbime. Delegacioni nga Izraeli, do të vizitojë disa nga klinikat e QKUK-së dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, për të parë nga afër punën e këtyre institucioneve", njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.


MË SHUME NGA Shëndetësi