17:15 / 22.11.2022
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv vizitoi OEGJK-në
Fadil Sertolli / RTKlive
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, sot ka vizituar OEGJK-në.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Drejtoresha Ekzekutive e OEGJK-në, Nora Hasani e njoftoi ambasadoren Ziv për zhvillimet e fundit në bashkëpunimin ekonomik dypalësh gjermano-kosovar, për përpjekjet e OEGJK-së në rritjen e IHD-ve gjermane në Kosovë, si dhe mbështetjen e bizneseve kosovare për të eksportuar në Gjermani.
Po ashtu, në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e inovacioneve, mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe edukimin në sektorin e TIK-ut. 























