Hykolli merr përkrahjen e fuqishme të Sekretarit të Përgjithshëm të ITUC  
Foto: BSPK
Ekonomi

Hykolli merr përkrahjen e fuqishme të Sekretarit të Përgjithshëm të ITUC  

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, nga 17 deri më 22 nëntor 2022 bashkë me gati mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 130 vende që përfaqësojnë mbi 200 organizata demokratike të punëtorëve, mori pjesë në pesë ditë debati dhe diskutimi për të formësuar katër vitet e ardhshme të veprimit nga lëvizja e sindikatave gjithëbotërore.

Përmes një komunikate për media, thuhet se në Kongresin e 5-të Botëror të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) me shumicë votash u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm  i ITUC – Luca Visentini i cili do ta udhëheqë ITUC-un bashkë me Zëvendëssekretarët e Përgjithshëm Eric Mëezi Manzi, Jordania Ureña Lora dhe Oëen Tudor; me Kryetarin Akiko Gono dhe me Zëvendëskryetarët Cathy Feingold dhe Antonio Lisboa.

“Në Kongresin e 5-të Botëror të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) u paraqit Deklarata e Kongresit për një kontratë të re sociale, si dhe u bë amendamentimi i Kushtetutës së ITUC-ut dhe u miratuan edhe dy rezoluta urgjente, ajo për Iranin, duke luftuar të djathtën ekstreme dhe ajo e Pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, thuhet në komunikatë.

Sekretari i Përgjithshëm i posa zgjedhur i ITUC tha se kanë punuar me fokus, solidaritet dhe unitet për të përforcuar prioritetet dhe synimet për të ardhmen. Kjo ka krijuar skenën për veprime konkrete në të ardhmen.

Kongresin e 5-të Botëror të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) e veçon rritja e pjesëmarrjes së delegateve gra, 50.8%, krahasuar me atë të Kongresit të 4-të të mbajtur më 2018 ku pjesëmarrja e delegatëve gra ishte 46%.

Kongresit iu drejtuan edhe personalitetet e shumta botërore, si Presidenti i SHBA-së, Joe Biden; Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres; Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese; Kryeministrja e Zelandës së Re,  Jacinda Ardern; Kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley; Sekretari i Shtetit për Punën i SHBA-së,  Marty Ëalsh; Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Gilbert F. Houngbo; etj.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Kosovës,  Atdhe Hykolli, gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 5të Botëror të ITUC pati takime të shumta me udhëheqësit e sindikatave të vendeve mike, si nga SHBA, Australia, e nga vendet e tjera të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, po edhe me ato të cilat pritet ta njohin.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, mori përkrahjen e fuqishme të Sekretarit të Përgjithshëm të posa zgjedhur të ITUC,  Luca Vinsentini, si edhe të udhëheqësve të organizatave të fuqishme sindikale nga bota demokratike për veprimet sindikale të BSPK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi