Dështon intervistimi i drejtorëve e ish-drejtorëve të KEDS-KESCO-s
Foto/ Valjeta Shala/ RTK
Ekonomi

Dështon intervistimi i drejtorëve e ish-drejtorëve të KEDS-KESCO-s

Valjeta Shala/ RTK

(E plotësuar, ora 13:30) Sot ka dështuar intervistimi i drejtorëve dhe ish-drejtorëve të KEDS-it dhe KESCO-s, ku ishin të ftuar të dëshmonin në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorit e energjisë periudhën 2006-2022.

Hajdar Beqa, kryesues i komisionit hetimor, tha se intervistuesit kanë njoftuar se nuk mund të jenë prezent në mbledhje andaj dhe për këtë nuk mund të mbahet mbledhja.

“Ne do t’i shikojmë aspektet ligjore për intervistimin e tyre para mbylljes të mandatit të këtij komisioni. Edhe në mungesë të kuorumit të deputetëve mbyllet për medie dhe do të vazhdojmë diskutimin për çështje teknike”, tha ai.

Komisioni për energji sot interviston dëshmitarët nga KEDS dhe KESCO

A.Bela / RTKlive

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga KEDS dhe KESCO. Do të intervistohen: Vedi Yesilkilic, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, kryeshef ekzekutiv i KEDS 2019-2021, Alpin Dogan, aktualisht kryeshef ekzekutiv i KEDS dhe Serhat Mesut Dinc, aktualisht kryeshef ekzekutiv i KESCO-s.

Ndryshe komisioni deri tani ka mbajtur disa mbledhje dhe ka intervistuar disa persona që të cilët kanë pasur funksione në menaxhimin e sektorit të energjisë, raporton RTKlive.

Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

 


MË SHUME NGA Ekonomi