Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Dogana me memorandum bashkëpunimi
Foto: Këshilli Prokurorial i Kosovës
Ekonomi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Dogana me memorandum bashkëpunimi

Fadil Sertolli / RTKlive

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës (DK) sot kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Përmes një njoftimi për media, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës thuhet se ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

“Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas.

 “Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Kryesuesi i KPK-së dhe Drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar sot vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm - fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore”, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Ekonomi