Instituti i Patologjisë për 11 muaj ofroi mbi 17 mijë shërbime për pacientë
Foto:Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Shëndetësi

Instituti i Patologjisë për 11 muaj ofroi mbi 17 mijë shërbime për pacientë

K.Kasumi/ RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Institutin e Patologjisë, i cili punon në kuadër të Instituteve Paraklinike në QKUK, nga data 1 janar deri më 22 nëntor janë ofruar 17 mijë e 125 shërbime për pacientët.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe në këtë institut janë analizuar 10 mijë e 840 mostra bioptike dhe1 mijë e 300 mostra citologjike.

"Për 11 muaj, janë punuar 2 mijë e 511 papteste nga Klinika e Gjinekologjisë dhe 1 mijë e 584 papteste të screening, 33 analiza me ngjyrime histokimie, 842 analiza me ngjyrime imunohistokimike dhe janë kryer 2 raste te autopsisë", thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi