09:43 / 25.11.2022
Çavdarbasha: Sistemi i Rimbursimit për mbeturinat, rrit riciklimin
Fadil Sertolli / RTKlive
Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sistemi i Rimbursimit të Depozitave për shishet (xham, plastikë dhe kanaqe) është shumë i rëndësishëm, sepse na dërgon tek rritja e targeteve të riciklimit dhe bënë prodhuesit përgjegjës për mbeturinat të cilat i krijojnë.
“Estonia është shembulli më i mirë se si një organizatë e tillë funksionin, e që si rezultat i kësaj kanë arritur që 30% e mbeturinave të riciklohen”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se duke marrë praktikat e mira edhe Kosova po orientohet tek praktikat evropiane dhe ekonomia qarkore.