Sot në Komisionin për Buxhet diskutohet për tërheqjen e trustit
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

Sot në Komisionin për Buxhet diskutohet për tërheqjen e trustit

RTK

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për Buxhet, iniciativa për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

Partitë opozitarë në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve TRUST.

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga TRUST-i të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Kujtojmë se mbi 17 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin për lejimin e tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale.


MË SHUME NGA Ekonomi