18:38 / 30.11.2022
Agim Shahini rizgjidhet kryetar i AKB-së
Emine Hoti / RTKlive
Agim Shahini është rizgjedhur kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) në Kuvendin e VIII zgjedhor.
Në punimet e këtij kuvendi morën pjesë 153 delegatë nga 163 sa numëron ky organ. Shahini u votua për një mandat të ri katërvjeçar, derisa u zgjodh edhe Bordi drejtues i AKB-së prej 9 antarëve: Ahmet Kuqi, Arianit Koci, Xhevdet Rexhepi, Shkëlzen Jusaj, Suat Berisha, Gani Ferizi, Aziz Tafaj dhe Isak Tusha.
Kryetari dhe Bordi janë zgjedhur për mandatin 2022- 2026.