Janova: KEDS nuk i ka përmbushur caqet e caktuara nga ZRRE
Foto: Valjeta Shala/ RTK
Ekonomi

Janova: KEDS nuk i ka përmbushur caqet e caktuara nga ZRRE

Valjeta Shala dhe Afet Bela / RTK

(E plotësuar, ora 15:00) Për më shumë se dy orë kanë dëshmuar tre ish-anëtarë të bordit të ZRRE-së në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv.

Kurse dëshmitarët e tjerë të paraparë të dëshmonin sot në këtë mbledhje pritet të intervistohen nesër.

(E plotësuar, ora 13:42) Po vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Ish-anëtari i bordit në ZRRE, Qemajl Mustafa, tha se në kohën sa ka qenë pjesë bordit nuk ka pasur shqyrtim të gjendjes të jashtëzakonshme. “Unë kam qenë anëtar për  10 muaj dhe nuk ka pasur shqyrtim të gjendjes së jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Kurse ish-anëtari i bordit në ZRRE, Arsim Janova, tha se KEDS nuk i ka përmbushur dhe realizuar caqet e caktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. “Është e vërtet që nuk janë arritur caqet për nivelin e humbjes ata i mbulojnë prej fitimit të vet dhe nuk e mbulon ZRRE”, tha Janova.

Ndërsa Anëtari i Komisionit Hetimor, Armend Muja kërkoi sqarime për humbjet dhe caqet që i ka vendosur ZRRE-ja, ndaj KEDS-it.

Ndërsa Ish-anëtari i bordit në ZRRE, Qemajl Mustafa, tha se duhet të sqarohet se çfarë lloje të humbjeve janë në rrjet, teknike apo administrative.

Edhe anëtari i Komisionit Hetimore, Armend Zemaj, kërkoi më shumë sqarime dhe humbjeve.

Ndërsa ish-anëtari i bordit në ZRRE, Besim Sejfijaj, tha se bordi punon në bazë të ligjit dhe kompetencave që i ka dhe nuk punojnë ad hoc. :Humbjet që janë kë këto raportet janë edhe në ato reparte të humbjes, janë pjesë e humbjes”, tha ai.

Filloi mbledhja e Komisionit Hetimor për Energji

(e plotësuar, ora 13:10) Ka filluar mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Jo të gjithë dëshmitarët që ishin ftuar, janë paraqitur në Komisionin Hetimor.

Para komisionit janë paraqitur: Ish-anëtari i bordit në ZRRE, Qemajl Mustafa, ish-anëtar i bordit në ZRRE, Arsim Janova dhe ish-anëtar i bordit në ZRRE, Besim Sejfijaj.

Komisioni hetimor  për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitareve nga ZRRE për periudhën 2013-2017; Krenar Bujupi, anëtar i bordit në ZRRE, Merita Kostari, anetare e bordit në ZRRE, Arsim Janova, anëtar i bordit në ZRRE, Qemajl Mustafa, anëtar i bordit në ZRRE dhe Besim Sejfijaj, anëtar i bordit në ZRRE.

Po ashtu do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga KEK për periudhën 2018-2022;  Njazi Thaçi, ish-kryeshef në KEK; Luigj Imeri, ish-U.D. kryeshef në KEK, Perparim Kabashi, ish U.D. kryeshef në KEK, Nagip Krasniqi, kryeshef në KEK, Faruk Hajrizi, ish kryesues i Bordit të KEK,  Rrezarta Pllana, ish kryesuese e Bordit në KEK, Hysen Fazliu, ish kryesues i Bordit në KEK, Musa Misini, ish kryesues i Bordit në KEK dhe Skender Haziri, kryesues i Bordit në KEK.


MË SHUME NGA Ekonomi