ATK: 15.5 milionë euro më shumë tatime të mbledhura
Ekonomi

ATK: 15.5 milionë euro më shumë tatime të mbledhura

B. H. / RTKlive

673.5 milionë euro tatime shënojnë performancen për periudhën janar-nëntor 2022.  Kjo vlerë rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milionë euro apo 2.4%, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas njoftimit, më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është  121.05 milionë euro  apo 21.9%.

Sipas ATK-së, totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve është 890.4 milionë euro.

Referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK konsideron që deri në fund të dhjetorit do të arrijë të realizojë projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkaloj atë.


MË SHUME NGA Ekonomi