Kosova merr pjesë në `Shtëpinë e Verërave të Botës` në Francë
Fadil Sertolli / RTKlive
Kosova merr pjesë për herë të parë si prodhues i Verërave në Shtëpinë e Verërave të Botës CITE DU VIN në Bordeaux (Bordo) të Francës, si shtet me traditë në kultivimin e hardhisë së Rrushit dhe prodhimin e Verës.
“Verërat e Kosovës janë prezantuar dhe degustuar nga 68 Degustator dhe vlerësues të verës, ku verërat tona janë ranguar shumë lartë me pikë për kualitetin dhe potencialin e tyre”, thuhet në një njoftim të Kosova Wine.
Tutje në njoftim thuhet se të marrësh pjesë në këtë ngjarje, në shtëpinë më të madhe të Verës në Bote është një arritje e madhe.
“Pos një arritje e madhe, në të njëjtën kohë të kesh rastin që të degustohet vera jote atje nga profesionistë, është një privilegj i veçantë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kosova Wine.