Çmimi i naftës për Rusinë i caktuar nga G7 ka hyrë në fuqi
Ekonomi

Çmimi i naftës për Rusinë i caktuar nga G7 ka hyrë në fuqi

RTK

Çmimet e naftës u rritën të hënën pas një marrëveshjeje nga grupi i vendeve të G7 dhe aleatët e saj për të kufizuar çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi

Tavani i çmimit të naftës së pa përpunuar i caktuar nga(G7) ka hyrë në fuqi të hënën, ndërsa Perëndimi përpiqet të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë, megjithëse Rusia ka thënë se nuk do t'i përmbahet masës edhe nëse i duhet të shkurtojë prodhimin.

Nafta e papërpunuar Brent u shtua rreth 0.7% në mbi 86 dollarë në tregtimin e Azisë. Rritja vjen pasi grupi i prodhuesve të naftës Opec+ vendosi t'i përmbahet politikës së saj për të reduktuar prodhimin, mes rritjes më të ngadaltë globale dhe normave më të larta të interesit.

Vendet e G7 dhe Australia u pajtuan të premten për një kufi të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, pasi anëtarët e Bashkimit Evropian mposhtën rezistencën nga Polonia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në atë nivel, ndërsa zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha të dielën se ishte një ndërhyrje e rëndë që binte në kundërshtim me rregullat e tregtisë së lirë.

Marrëveshja e G7 lejon që nafta ruse të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisterna të G7 dhe BE, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e kreditit, vetëm nëse ngarkesa blihet me ose nën kufirin 60 dollarë për fuçi.

Megjithëse masat me siguri do të ndihen nga Rusia, goditja do të zbutet pjesërisht nga lëvizja e saj për të shitur naftën e saj në tregje të tjera si India dhe Kina, të cilët aktualisht janë blerësit më të mëdhenj të vetëm të naftës së papërpunuar ruse.


MË SHUME NGA Ekonomi