Bislimi takim me organizata të shoqërisë civile, temë edhe energjia
Ekonomi

Bislimi takim me organizata të shoqërisë civile, temë edhe energjia

RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile për muajin dhjetor.

Bëhet e ditur se në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se takimi i sotshëm i radhës sektorial, në fushën e energjisë, është përzgjedhur bazuar në kërkesat e organizatave të shoqërisë civile, por edhe për atë se tashmë është imponuar si prioritare për këtë vit.

“Përmes këtyre takimeve, synojmë përfshirjen e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike”, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.

Ditën e sotme u bashkëbisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave, sa i përket efiçiencës së energjisë dhe objektivat mbi energjinë e ripërtëritshme për Kosovën, thuhet tutje në këtë njoftim.

Pjesëmarrësit u ftuan të shfrytëzojnë konsultimet e rregullta në kuadër të nën-komiteteve të MSA-së si dhe platformën për konsultime publike.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi